17.2 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Lufta Izrael – Iran, Kulla: Nuk është e çuditshme përdorimi i ndonjë bombe bërthamore

- Advertisement -

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka thënë se Izraeli dhe Irani kanë hyrë në një konflikt të cilin nuk e kanë të qartë se si do të dalin.

Ai ka thënë se kjo është shqetësues sepse mund të marrë përmasa më të mëdha.

Kulla në emisionin “MATRIX” në Tëvë1 duke folur për luftën ndërmjet dy shteteve e nisur të premten dhe sulmet reciproke ka thënë se nuk është e çuditshme të përdoren edhe armët bërthamore.

“Kjo luftë rrezikon të zgjerohet në mënyrë të shpjet, sepse asnjëra nga palët nuk ka llogaritur se si do të dal nga lufta, por si ka hyrë dhe në anën tjetër kërcënimi numër një, nuk është e çuditshme që të përdoret ndonjë bombë bërthamore, pasi tunelet në të cilat ndodhen centralet bërthamore të Iranit janë të gjitha shumë thellë dhe me bomba konvencionale nga ana Izraelite nuk arrijnë të eliminojnë. Frika ime është që lufta të dal jashtë kontrollit, deri më tani është në kontroll”, ka thënë ai.

Izraeli dhe Irani kanë hyrë në ditën e katërt të sulmeve reciproke.

Irani ka lëshuar një sërë raketa si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Izraelit të premten që cak kishte objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Mbi 200 persona janë varë në Iran sipas autoritete nga sulmet e Izraelit.

Të ngjashme

Të fundit