0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Lufta e Rusisë në Ukrainë, Erdogan pret në Ankara kancelarin gjerman për të “pajtuar” dy vendet

- Advertisement -

Në një kohë që negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për fundin e luftës nuk janë shumë të suksesshme, vende të tjera po ndërhyjnë për të pajtuar dy vendet.

Presidenti turk Tajip Erdogan do të diskutojë për luftën në Ukrainë me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Takimi do të zhvillohet ditën e sotme në Ankara, njofton ABC news.

Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja. Ajo ka thënë se pushtimi është i papranueshëm dhe ka shprehur mbështetje për Ukrainën, por gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës, ndërsa është ofruar të ndërmjetësojë.

Vizita e së hënës do të shënojë udhëtimin e parë të Scholz në Turqi që nga marrja e detyrës në dhjetor 2021 dhe vjen në mes të përpjekjeve të Gjermanisë për t’u angazhuar me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftën në Ukrainë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit