Gjatë një interviste për “Buzzfeed’s The Puppy Interview”, ajo tregoi se kishte qenë vetëm 14 vjeçe kur mori pjesë në audicionin në Tenesi.
Edhe pse nuk e fitoi rolin, përvoja ishte aq e paharrueshme sa e bëri të kuptonte pasionin e saj për aktrimin, shkruan DailyMail.
“Më kujtohet qartë ai moment”, tha Lucy. “Ishte një audicion i regjistruar në Tenesi, dhe ishte ai çasti që më bëri të dëshiroja të bëhesha aktore”.
Edhe pse nuk arriti të bëhej pjesë e Hannah Montana, Lucy gjeti suksesin e saj përmes një roli të vogël në shfaqjen e “Nickelodeon Drake & Josh”, ku pati një replikë të vetme, por që shënoi fillimin e karrierës së saj në Hollywood.
Ajo u bë e famshme si Aria Montgomery në “Pretty Little Liars”, një serial i njohur për adoleshentët, i cili zgjati shtatë sezone.
Lucy ndau se ende mban kontakte me pjesën tjetër të kastit përmes një grupi të madh mesazhesh, duke thënë: “Jemi të gjithë të shpërndarë dhe të zënë me projekte të ndryshme, por gjithmonë përpiqemi të ruajmë kontaktet”.
Aktorja përmendi gjithashtu mundësinë e një ribashkimi të madh të “Pretty Little Liars”, duke shtuar se, ndonëse të gjithë janë të fokusuar në karrierat dhe familjet e tyre, ideja për t’u rikthyer bashkë mbetet gjithmonë e hapur.