28.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Lubonja: Vuçiq dëshiron ndarje territoresh

- Advertisement -

Filozofi Fatos Lubonja në emisionin “Open” në Neës24, ka komentuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Lubonja tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq është duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë për përfitimet e tij politike.

Lubonja tha se Vuçiq kërkon të marrë shkasë nga lufta në Ukrainë, në mënyrë që të arrijë në një ndarje të territoreve me Kosovën.

Rreziku më i madh është lufta. Ky operacion nga Serbia kërkon të shfrytëzojë problemet që ka Perëndimi, referuar luftës në Ukrainë. Opsioni është ‘le ta mbajmë mirë Vuçiçin’ dhe ai e ka shfrytëzuar këtë krizë. Duke shfrytëzuar këtë gjë dhe marrë shkasë nga Rusia, do të japin një zgjedhje për një ndarje territoresh. Vuçiç këtë po pret. Se sa serbë janë të angazhuar për luftë, apo janë pjesë e bandave terroriste, këtë nuk e dimë. Përgjithësisht ata nuk e njohin Kosovën dhe shprehen se janë serbë. Skenari është në funksion të provokimit të Perëndimit dhe dobësinë që ka treguar për Vuçiçin”, u shpreh Lubonja.

Të ngjashme

Të fundit