-4.2 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Lubonja rrëfen vitet në burgun e Spaçit: Prisnim vdekjen e Enver Hoxhës, mendoja që do dilja kur të isha 60 vjeç

- Advertisement -

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Interview” në Euronews Albania ka folur në lidhje me periudhën e burgosjes së tij në burgun e Spaçit. Lubonja theksoi se gjatë periudhës që ndodhej në burg mendonte se do te dilte nga burgu 60 vjeç.

Këtë moshë ai e lidhte me faktin se kur ai të ishte 60 vjeç, Enver Hoxha do të kishte vdekur. Ai shtoi se në burg kishin shpresë se do të bjerë regjimi kur të vdesë Enver Hoxha.

Ai theksoi se të gjithë burgosurit kanë pritur se vdekja e Enver Hoxhës mund të jetë si vdekja e Stalinit në Bashkimin Sovjetik e cila solli një ndryshim.

“Jo, kur e kam shkruar, është jeta ndër-dyrëse midis përshtatjes dhe thua: “Kjo është jeta ime, sepse do shkoj në galeri, do bëj këtë, do bëj atë”, pra do përshtatesh… dhe refuzimit të kësaj gjendje, mospërshtatjes. Të paktën unë e kam jetuar kështu.

Pra, nga një anë e kam figurativisht them: kur na veshën atë xhaketën dhe na hoqën rrobat civile, si po e quajmë, që kishim aty veshe rrobën e komandës, me ato që nuk ishin ca të zakonshme dhe me vija, po disa ishin dhe pa vija, me kaki, kështu, me ngjyrë kafe.

Kishte xhama atje në Spaç, ku mund të pasqyroheshe pak, dhe mbaj mend që shkoje dhe shihje: “Ore, si më shkon kjo, a më rri mirë?” Dhe nga ana tjetër, ti asnjëherë s’e pranoje që kjo është rroba jote, që një ditë ti do dalësh dhe do veshësh rrobat e tua. Na dhanë edhe me viza, si mbaj mend, po kryesisht kanë qenë me kaki.

Kapotat ishin kapota ushtarësh kur ishte dimër, të lyera me bojë kafe të errët. Domethënë, jo ajo gri e kapotave të ushtarëve, po ndryshonte ngjyra sepse ata e kishin parasysh që ti duhet të dallohesh nëse tenton të arratisesh dhe të dinin se çfarë ngjyre ke veshur.

Domethënë, është përshtatja, përshtatja në një anë, sepse duhet të shtysh vagona, se ndryshe mbaron njërën e tjetrën, dhe të bësh të gjithë atë jetë: të zgjohesh në ora 5:00, të rreshtohesh në brigadë, të futesh… dhe refuzimi.

Unë, mbas ridënimit, refuzova të punoj, por kjo është histori tjetër. Por domethënë, është histori tragjike dhe këtë kam shkruar, e kam përshkruar diku”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit