22.6 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Lubonja: Rama do të duhej të konsultohej me Kurtin paraprakisht për draftin e Asociacionit

- Advertisement -

Që nga momenti kur kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama njoftoi, se i ka dorëzuar bashkësisë ndërkombëtare një draft statut për asociacionin, opinioni publik në vend dhe më gjerë, u nda në dy grupe, në ata që e mbështetën këtë nismë dhe ata që e kundërshtuan.

E në mesin e atyre që e cilësuan të gabueshëm veprim e Ramës, është edhe publicisti dhe njohësi i çështjeve politike nga Shqipëria, Fatos Lubonja. Ai në një prononcim për tëvë1 tha se Rama ka qenë dashur të konsultohet edhe me Kurtin për këtë nismë.

Sipas Lubonjës është e mundshme që Rama të jetë përdorur si instrument nga bashkësia ndërkombëtare.

I pyetur se a mund të marr ky dokument formën “merre ose lere”, Lunonja tha se kjo është e mundur, pasi sipas tij, kohëve të fundit, marrëveshjet po vijnë në formë të imponimit dhe jo si rezultat i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme

Të fundit