14.2 C
New York
Monday, April 14, 2025

Buy now

Lubonja: Kurti s’është më forca që ishte, duhet një qeveri përtej egove të partive

- Advertisement -

Fatos Lubonja tha se gjendja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, e ka vendosur në plan të dytë se cila parti ka qenë më e votuar në raport me problematikën e pamundësisë së krijimit të një qeverie stabile, sidomos në kontekstin e Kosovës në raport me Serbinë dhe me atë ndërkombëtar.

“Ndjeshmëria kryesore që është krijuar pas këtyre zgjedhjeve është se shoh këtë çarjen e madhe, ku në një krah Vetëvendosja kërkon, pak a shumë, të qeverisë e vetme, sepse kohëve të fundit kam parë që ka disa tentativa, dhe nga krahu tjetër është opozita me 2-3 partitë kryesore që nuk duket se kanë aq sa duhet, për mendimin tim, parasysh një situatë që është në horizont, që janë rreziqet që i dalin Kosovës, në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, që kërkojnë që medoemos një qeveri që të jetë përtej egove të të gjithë këtyre partive, e që ka në fokus a prioritet pikërisht këtë çështje”, tha Lubonja.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve nuk jep mundësinë që të themi se  është një forcë, siç ishte Kurti dhe merr të  gjitha përgjegjësitë.

“Tash është një gjë bile shumë më e fortë se situata kur ishte Kurti katër vjet më parë në kuptimin e rreziqeve që i paraqiten Kosovës”, tha Lubonja në RTK.

Të ngjashme

Të fundit