7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Lubonja: Deklarata e Hill nënkupton që Kosova mund të sakrifikohet për Serbinë

- Advertisement -

Publicisti, Fatos Lubonja e ka vlerësuar si befasuese dhe në kohë jo të përshtatshme deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Christopher Hill, se Serbia është më afër NATO-s së sa Kosova.

Ai ka vlerësuar se kjo deklaratë më shumë ka të bëjë me shkëputjen e Serbisë nga Rusia.

“Këtu bëhet fjalë për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, do të ishte një arritje e madhe e diplomacisë një shkëputje e Vuçiqit me Rusinë. Deklarata mund të quhet gabim për Kosovën por a është për Amerikën”, ka thënë Lubonja në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai thotë se deklarata e ambasadorit amerikan mund të nënkuptohet që Kosova si partnere dhe aleate e ShBA-së mund të sakrifikohet për Serbinë.

“Ishte një deklaratë që nënkupton që fare kollaj që Kosovën e kemi tonën ‘s’ka ku shkon’ mund ta sakrifikojmë për të tërhequr këndej Serbinë, dhe e para që të shkon në mendje është ideja e ndryshimit të kufijve e cila është ende e hapur”, ka thënë ai.

Hill të mërkurën tha se “nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit