5.8 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

“Luani e tha atë që e mendojnë vetëmevete Kurti, Osmani, Gërvalla”-Artan Behrami reagon ndaj deklaratës së Gacaferrit për Thaçin

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK dhe ish -këshilltari i Thaçit, Artan Behrami ka reaguar pas deklaratës së kandidatit të VV-së për deputet, Luan Gacaferi pasi i njëjti përmes një statusi në facebook ‘ i gëzohet’ gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të ish- presidentit Hashim Thaçi.

Behrami përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se Gacaferri e ka thënë atë që mendojnë Kurti, Osmani e Gërvalla.

“Pa u rrëzuar kjo mendësi nuk rrëzohet aktakuza kundër krerëve të UÇK-së në Hagë!”, shkroi mes tjerash Behrami.

Postimi i plotë:

Luani e tha atë që e mendojnë vetëmevete Kurti/Osmani/Gërvalla. Në ditët kur qëndrimi amerikan ndryshoi radikalisht për Gjykatën Speciale, këta edhe më tutje mbrojnë këtë monstrum, e cila me çdo kusht dëshiron dënimin e krerëve të UÇK-së.

Dje e uruan vdekjen e trashëgimisë politike të presidentit Thaçi, duke u munduar t’ia kontestojnë meritat për liri, pavarësi dhe shtetndërtim!

Sot e uruan vdekjen e tij fizike, duke iu bashkuar lutjeve të miliona serbëve, të cilët në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës e mallkojnë dhe ia dëshirojnë vdekjen Hashim Thaçit!

Pa u rrëzuar kjo mendësi nuk rrëzohet aktakuza kundër krerëve të UÇK-së në Hagë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit