Luana Vjollca ka marrë vëmendje me publikimin e një seti të ri fotografik, ku shfaqet më e magjishme se kurrë.
Moderatorja dhe këngëtarja, e njohur për stilin e saj unik dhe prezencën karizmatike, këtë herë ka pozuar mbi një makinë klasike ngjyrë të kuqe, duke kombinuar atmosferën retro me një sens modern të modës.
E veshur me një kostum ngjyrë kafe nga koleksioni i saj LULU, Luana ka theksuar linjat e saj elegante, ndërsa syzet e mëdha dielli dhe flokët biondë me onde të buta i japin pamjes një prekje glamuroze.

Detajet e fotografisë, nga tonalitetet e ngrohta te korniza e makinës klasike, e bëjnë setin të duket si një skenë nga një film luksoz.
Përmes mbishkrimit, Luana fton ndjekësit të bëhen pjesë e këtij kapitulli të veçantë të markës së saj.
Fotografitë e Luanës kanë marrë shumë pëlqime dhe komente.
