Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ishte sot mes mijëra shqiptarëve që protestuan në qendër të Tiranës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo publikoi një video nga pjesëmarrja e saj, duke shkruar:
“Përjetë. Pjesë e protestës në mbështetje të UÇK-së.”
Videon, Luana e shoqëroi me këngën “Marshi i UÇK-së”, të Arif Vladit, duke theksuar emocionin dhe krenarinë për çlirimtarët.