Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca pas angazhimeve të shumta profesionale së fundmi ka nisur pushimet.
Bukuroshja e ekraneve këto ditë ka vendosur t’i kaloj në bregdetin shqiptar, saktësisht në Vlorë.
Nga atje, Luana nuk i ka lënë anash postimet provokuese për të treguar linjat atraktive e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të bardhë.

Prezantuesja shihet teksa po shijon perëndimin e diellit në një anije luksoze, teksa magjepsë me fizikun joshëse.
“A ju ka munguar kjo Luanë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve që solli për dy milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërkohë, tashmë Luana ka paralajmëruar edhe pjesën e pestë të rrëfimeve të saj “Thuaje”.
Bashkë me rrëfimin siç ka ndodhur edhe me pjesët e tjera do të vijë edhe një këngë që këtë herë ajo ka zbuluar se do të jetë një bashkëpunim.