Luana Vjollca ka munguar kohët e fundit në ekranin shqiptar.
Që nga largimi nga Top Channel ku ishte pjesë për shumë vite me radhë, kërkesat e fansave të saj kanë qenë të vazhdueshme për rikthimin e saj në ekran.
![](https://i0.wp.com/www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/09/luanavjollca_302457857_601073891623696_247829173967947365_n.jpg?resize=1080%2C1349&ssl=1)
E këtë dëshirë ua plotësoi me rastin e ditëlindjes, ditën e sotme, duke publikuar foto nga nënshkrimi i marrëveshjes me shtëpinë mediatike ku do të jetë tani e tutje.
Luana Vjollca do të jetë nën logon e TVKlan me një orar primetime por nuk ka zbuluar detaje se për çfarë formati bëhet fjalë.
‘’Përherë dëshiroj që në diten time të lindjes dhuraten t’jua bej unë
E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për tu takuar sëbashku primetime më atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kerkuar vazhdimisht te rikthehem, uroj tjua shpërblej’’.