7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Luana dhe Marina Vjollca marrin drejtimin e ‘Ferma Vip 2’?

- Advertisement -

Luana Vjollca do rikthehet në ekran, por as tek Klan-i e as tek Top-i. Moderatorja pritet të prezantojë Ferma Vip 2.

Luana përflitej se do rifillonte emisionin ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, por për arsye që nuk dihen, nuk u bë e mundur. Flitet se moderatorja nuk ka mundur dot të sigurojë shumën e nevojshme për të blerë kohën televizive. Gjithsesi, ky është një informacion në kuadër të thashethemeve.

Edhe pse Ferma Vip i ishte besuar Fjoralba Ponarit, për të cilin vetë bukuroshja dha një intervistë duke thënë se do jetë sërish në krye të shfaqjes reality edhe për edicionin e dytë, duket se produksioni ka menduar ‘t’i gjejë një punë’ Luanës, e cila kohët e fundit është shfaqur si bizneswoman.

Luana Vjollca është emri i konfirmuar nga produksioni i Ferma VIP për sezonin e dytë, ndërsa detaje të tjera mbeten ende konfidenciale. Pritet që në krah të saj të jetë edhe e motra, Marina Vjollca. Kjo e fundit, pasi nuk ‘shkëlqeu’ tek emisioni ‘Për shqiptarët’, thuhet se ka pranuar të jetë bashkë-prezantuese me të motrën në ‘Ferma Vip 2’.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit