Luan Krasniqi, ish-kampioni i Evropës në boks, është shndërruar në militant të deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci.
Për shumë kë kjo mund të duket e pabesueshme, por komunikimi në rrjetet sociale në mes të Bajqonovcit dhe Krasniqit e vërteton një gjë të tillë.
Derisa në profilin e tij në “Facebook” Bajqinovci ka reaguar ndaj një shkrimi të gaztës Nacionale, i cili flet për punësimin e disa të afërmeve të deputetit të VV-së, boksieri Krasniqi i ka dhënë mbështetjeje të madhe zyrtarit të pushtetit.
Komenti i boksierit është i nivelit të një militanti ekstrem.
Ai aty lavdëron deputeti e VV-së, duke e cilësuar si të paarritshëm.
“I dashur Mefail, ju lutem mos u kushtoni fare rendesi ketyre llojeve mediatike se jane tashme gjysme te vdekura. Ju jeni të paarritshëm dhe lini gjithçka pas. Shumë te fala Luani”, ka komentuar Krasniqi.
Me këtë koment duket se është befasuar edhe deputeti i VV-së.
“I nderuar Kampion, nuk është hera e parë që përballem me spekulime të pabaza. Së pari, u përfol për vëllain tim, duke thënë se ai është punësuar në KEK, ndërsa ai jeton në Kanada. Së dyti, spekuluan për gruan time, duke thënë se ajo është ngritur në detyrë, ndërsa ajo është në atë pozitë për rreth 8 vite. Tani kanë spekuluar kinse kam familjar të lidhur me këtë çështje, që është plotësisht e pavërtetë”, ka komentuar ai.