FC Feronikeli 74 ka prezantuar lojtarin e ri, Noah Tankeu Yannick Joachim Zacharie.
I lindur më 11 mars 2004 në Kamerun, Noah është një mesfushor energjik dhe kreativ, që sjell shpejtësi, forcë dhe fantazi në fushën e lojës.
Ai vjen nga FC St. Gallen në Zvicër, ku gjatë kohës së tij pati mundësinë të përballej edhe me kundërshtarë të mëdhenj evropianë si Villarreal CF dhe ACF Fiorentina, duke fituar përvojë të çmuar ndërkombëtare.
Me talentin dhe përkushtimin e tij, ‘Nikli’ është i bindur Noah do të jetë një shtyllë e rëndësishme për skuadrën e tyre– brenda dhe jashtë fushës.