Ikona e futbollit brazilian, Roberto Carlos, është shtruar në spital në Sao Paulo për shkak të problemeve me zemrën, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati mbi tri orë për shkak të komplikimeve.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002 ndodhej në spital pas disa kontrolleve mjekësore, të cilat zbuluan se zemra e tij nuk po funksiononte siç duhet.
Sipas mediave spanjolle, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe Carlos është jashtë rrezikut, por do të mbahet nën vëzhgim në ditët në vijim.
Përmes përfaqësuesve të tij, 52-vjeçari ka bërë të ditur se ndihet mirë, ndërsa ky është shqetësimi i dytë shëndetësor që ai ka pasur gjatë vitit 2025.






