Home Sport Luajti 58 ndeshje me fanellën zikaltër, futbollisti 29-vjeçar largohet nga Interi dhe prezantohet te skuadra e re

Luajti 58 ndeshje me fanellën zikaltër, futbollisti 29-vjeçar largohet nga Interi dhe prezantohet te skuadra e re

0
Luajti 58 ndeshje me fanellën zikaltër, futbollisti 29-vjeçar largohet nga Interi dhe prezantohet te skuadra e re

Tashmë është zyrtare, Robin Gosens është lojtari i ri i Union Berlin. Nëpërmjet një video në faqen zyrtare, klubi gjerman ka prezantuar futbollistin 29-vjeçar që sezonin e shkuar regjistroi 32 ndeshje me fanellën e Interit.

Gjermani u bashkua me ziklatrit në janar të vitit 2022, teksa i thotë lamtumirë skuadrës italiane pas një sezoni e gjysëm, ku arriti të shënonte 5 gola. Golat më të rëndësishëm për Gosens me fanellën e Interit janë padyshim ai i realizuar në Barcelonë në ndeshjen e Championsit dhe ai i shënuar në derbin kundër Milanit.

Një fakt interesant është se Union Berlini është skuadra e parë gjermane në karrierën e 29-vjeçarit i cili numëron 16 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë dhe 2 gola të shënuar. Në të kaluarën përvecc Interit, futbollisti ka qenë pjesë e Atalantës, Herakles, Dordreç dhe Vitese.

Exit mobile version