17.1 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Lottie Moss shfaqet me një fustan gjysmëtransparent në Londër, ndërsa rrëfen betejat me peshën dhe krahasimet me motrën Kate

- Advertisement -

Lottie Moss tërhoqi vëmendjen të enjten mbrëma në Londër, teksa doli pa reçipeta me një fustan të zi gjysmë transparent për të festuar ditëlindjen e shoqes së saj Jessica Horwells në restorantin Sheesh.

Modelja 27-vjeçare dhe motra më e vogël e supermodeles Kate Moss, u shfaq me vetëbesim, duke lëshuar flokët dhe buzëqeshur për kamerat.

Dalja e saj vjen pas rrëfimeve të hapura për problemet me peshën dhe presionin që ka ndjerë për t’u krahasuar me motrën e famshme, shkruan DailyMail.

Në një intervistë për emisionin “The Price Of Perfection”, Lottie zbuloi se kishte marrë injeksione për humbje peshe, konkretisht Ozempic, në mënyrë të paligjshme, çka e çoi në një krizë që përfundoi me shtrim në spital.

“Kam pasur gjithmonë probleme me peshën që e vogël, dhe modelingu nuk më ndihmoi”, tha ajo. “Të jesh pranë modeleve të bukura e të gjata, të bën të ndihesh i pasigurt.

E dija që isha më e vogël se ato, kështu që mendova se të paktën duhet të isha shumë e dobët”.

Lottie rrëfeu se ndiente presion për të qenë si Kate dhe se industria kërkonte prej saj një version të ri të motrës.

Ajo foli gjithashtu për stilin e jetesës së shfrenuar që shoqëronte botën e modës dhe ndikimin negativ që pati te vetëvlerësimi i saj.

Pavarësisht përvojës traumatike me Ozempic-in, Lottie pranoi se mendimi për ta përdorur përsëri e ka tunduar.

Megjithatë, ajo ka nisur të përqafojë më shumë pamjen e saj natyrale, duke hequr mbushësit në fytyrë dhe një tatuazh nën sy, duke thënë se “më në fund ndihem vetvetja”.

Të ngjashme

Të fundit