-4.6 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Loshaj i bashkohet kolonisë së shqiptarëve te Istanbulspori

- Advertisement -

Tashmë është zyrtare. Florian Loshaj është lojtari i radhës shqiptar që bëhet pjesë e futbollit turk.

 

Loshaj pas dy viteve tek skuadra polake Cracovia, është transferuar në Turqi. 26-vjeçari karrierën do ta vazhdoj te skuadra turke Istanbulspor.

Loshaj ka nënshkruar një kontratë afatgjate me skuadrën nga Stambolli për 4,5 vite dhe do të jetë pjesë e verdhezinjve deri në verën e vitit 2027.

“Transferimi ynë i ri Florian Loshaj u bashkua me presidentin tonë Ecmel FAik Sarialioglu. Ai ka nënshkruar kontratë 4,5 vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Reprezentuesi kosovar te Istanbulspori i bashkohet kolonisë së shqiptarëve pasi aty janë edhe Jetmir Topalli, Eduardo Rroca, Valon Ethemi e Sindrit Guri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit