Në një intervistë për Besim Dinën në emisionin ‘Oxygen’ Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka zbuluar detaje interesante lidhur me lobimin për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Cana ka deklaruar se Presidenti i Federatës në atë kohë Fadil Vokrri dhe ish nënkryetari në atë kohë Agim Ademi, i cili është tani Kryetar Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë një punë të madhe në procesin e lobimit.
Cana përmendi edhe rolin e futbollistëve si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në këtë proces.
Sa për kujtim, kontributi i futbollistëve në atë kohë ishte nënshkrimi i një kërkese që i drejtohej UEFA-s dhe FIFA-s për anëtarsimin e Federatës së futbollit të Kosovës në familjen e saj siç janë UEFA dhe FIFA. Kjo kërkesë ka qenë pas ndeshjes Zvicër-Shqipëri.