Këtë mbrëmje Lori dhe Ola kanë nisur të flasin për përplasjen e tyre për Jozin, pas situatës se krijuar një nate me parë ku ajo kërceu me ish-partnerin e Lorit.
Nëse unë doja të lëndoja Lorin kisha bërë gjëra shume të mëdha”, tha Ola teksa fliste për situatën e saj me Jozin.
Menjëherë ka reaguar Lori e cila i tha me ironi “pse çfarë prisje të bëjë?!”.
“Ti e ke të vështirë refuzimin, unë gjë për inat s’po të bëj”, tha Ola.
Pjesë nga debati:
Ola: Si Jozi dhe Loredana më kanë thënë që e kanë mbyllur marrëdhënien me njëri-tjetrin. Por mbi të gjitha unë e shikoj reagimin e Loredanës, e shikoj që ajo lëndohet dhe gjithë shtëpia më ka thënë mos se po lëndon Loredanën. Nëse unë do të kisha qëllim që të lëndoja atë kisha bërë gjëra edhe më të mëdha.
Loredana: Çfarë do të na bëje tjetër?
Ola: Unë doja të kërceja. Doje të hipje ti në karrige? Nuk do të marrë ty leje.
Loredana: Ti nuk kishe kurajo të vije tek unë edhe të më flisje si vajza vajzës.
Ola: ti ke shumë të vështirë refuzimin. Kërkoj llogari Jozit, jo mua. Nuk po të bëj asgjë për inat. Vetë më ke futur në debat. Nuk të kam sulmuar kurrë.
Jozi: E vetmja gjë që kërkoj nga Loredana është mënyra e të folurit me respekt. Nëse nuk ke respekt mos fol fare.
Loredana: Je një hipokritë i paparë. I qan hallin Egli Takos kur më ke mua këtu përballë që po të them po më çmend. Nuk e di si po mundem ta kaloj këtë situatë. Po ta them si njeri mos e bëj dhe ti vazhdon i bën prandaj gjithë kjo urrejtje që unë kam ndaj teje më del në llafe, në veprime