6.5 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Loredana Zefi komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues

- Advertisement -

Reperja e njohur, Loredana Zefi, ka dhënë së fundmi një koment për Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka folur për një nga Prime-t e fundit të programit që po mban audiencën të mbërthyer me ngjarjet dhe dramat brenda shtëpisë më të famshme televizive në vend.

Në një postim të ndarë në InstaStory, Loredana ka shkruar: “Big Brother Kosova është vërtetë frikësues ndonjëherë”.

E duket se ato tensionet e zhurma e madhe që u shkaktua nuk i kanë pëlqyer këngëtares me origjinë nga Ferizaj.

Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë një nga formatet më të ndjekura në vend, dhe reagimet e personazheve të njohur si Loredana tregojnë se ndikimi i tij shtrihet edhe përtej ekranit, duke krijuar diskutime dhe kuriozitet të madh.

Personazhet e këtij viti janë shumë aktiv e po krijojnë situata nga më të ndryshmet.

Këto ditë shtëpisë iu bashkua edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Të ngjashme

Të fundit