Këngëtarja Loredana si duket do ta shikojë nga afër ndeshjen mes Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit.
Kjo për shkak për të qenë afër të dashurit të saj Karim Adeyemi, i cili luan për Dortmundin.
Këtë e ka bërë të ditur ajo me anë të një postimi në rrjetin e saj social në Instagram, ku ka publikuar një foto të stadiumit.
Loredana, tash e një kohë është në lidhje me futbollistin e Dortmundit, ndërsa nuk është hera e parë që është e pranishme në stadium.
Mbetet për t’u parë nëse do i sjellë fat ekipit të dashurit të saj në këtë sfidë që i takon gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.