10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Loredana te kënga e Ledrit, prishja e marrëdhënies me Noizyn dhe nisja e një romance të re, Mozzik rrëfehet si asnjëherë më parë

- Advertisement -

Pavarësisht se kënga e tyre “boom boom” ka qenë një prej më të pëlqyerave për publikun shqiptar, marrëdhënia e dyshes Mozzik-Ledri u prish. Por nuk dihet pse…

Madje më vonë në një varg në hitin “Paranormal” të Ledrit artisti thotë: “I like Lori Hoxha and Loredana.N’rreth me m’u sill njizet fustana.“

Për këtë është pyetur dhe Mozzik ku gjatë intervistës së tij në podcastin e Burim Pacollit ka thënë:

“Nëse e sheh të nevojshme personi në fjalë… Ledri është super djalë. Unë e njoh si djalë të mirë. Kam ngrënë, kam pirë me të, e kemi fjetur në një shtëpi. Kam parë një distancë…njerëzit i krijojnë raportet siç duan vetë. Unë nuk kam pasur beef me asnjë reper, ata kanë pasur me mua. Njerëzit që nuk i kanë të gjitha, kapen me ata që i kanë të gjitha.

Në një pjesë tjetër të intervistës ai u ndal te raporti me Noizyn.

“Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm. Për fshirjen e këngës nuk di gjë. Aq sa di ti di dhe unë. Krijohet një raport vetëm prej njërës palë. Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj. Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim. Mund të më gjejë në Instagram.

Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë. Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë. Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Story e mos të di asgjë. Dhe akoma s’di.”, tha ai.

Ndërkohë në intervistë u komentua edhe lidhja e tij e re me bukuroshen Lotina Haziri.

Reperi tha se ata nuk janë fejuar dhe unazat që mbajnë në duar janë “unaza premtimi”, është thjesht në një lidhje.

“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit