Reperja shqiptare e njohur përtej kufijve, Loredana, është ndër më të suksesshmët.
Krijuesja e shumë hiteve sot po feston ditëlindjen e saj.
Ajo mbush plot 27 vite jetë.
Reperja mori urime të shumta, qysh nga mesnate.
Në mesin e tyre nuk mungoi dhe urimi nga mikja e saj Morena Taraku.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri! Ti i meriton më të mirat.”, ka shkruar Morena.
Ndryshe, Loredana dhe reperi i njohur, Mozzik, janë komentuar gjatë për lidhjen e më pas ndarjen e tyre.
Gjithashtu, ata janë prindër të një vajze e quajtur, Hana.