24.3 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Lopetegui pritet ta zëvendësojë Ten Hagun?

- Advertisement -

Eliminimi nga Liga e Kampionëve pritet t’i kushtojë me shkarkim trajnerit Erik ten Hag te skuadra e Manchester Unitedit.

“The Sun” ka shkruar se tek Unitedi nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e Ten Hagut dhe po mendojnë për largimin e tij.

Unitedi u eliminua nga Championsi në fazën e grupeve, pasi përfundoi i fundit në Grupin A me katër pikë të mbledhura pas gjashtë ndeshjeve të luajtura. Në fakt, është zbuluar se Unitedi tashmë ka gjetur zëvendësimin për trajnerin holandez dhe pritet së shpejti t’i nisë kontaktet me spanjollin Julen Lopetegui.

Lopetegui është i papunë pasi në muajin gusht të këtij viti dha dorëheqje nga skuadra e Wolverhamptonit, ndërsa ka punuar edhe te Sevilla, Real Madridi e Porto. Ten Hag është në krye të Unitedit prej vitit të shkuar dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2025.

Të ngjashme

Të fundit