Londrimi, i cili aktualisht ndodhet në Big Brother VIP Kosova, po vazhdon të mbetet aktiv edhe në muzikë.
Edhe pse i izoluar brenda shtëpisë më të famshme, ekipi që menaxhon rrjetet e tij sociale ka zbuluar se artisti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, raporton Indeksonline.
Kënga pritet të publikohet më 5 janar dhe mban titullin “Je ka m’djeg”.
Ky projekt vjen në një periudhë kur Londrimi po tërheq vëmendje të madhe për paraqitjen e tij në Big Brother VIP Kosova, duke rritur pritshmëritë e fansave për këngën e re.







