Moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi një mesazh mjaft interesant që i ka mbërritur nga largësia, pikërisht nga Brazili.
Një ndjekës ndërkombëtar i quajtur Fabricio ka kontaktuar moderatorin për t’i treguar se si spektakli po tërheq vëmendje përtej “flluskës” evropiane. Shkak për këtë është bërë një moment viral i banorit Londrim, i cili ka pushtuar rrjetin social “X” në Brazil.
“Ndërkohë një shikues nga Brazili na çoi këtë moment viral të Londrimit në X në Brazil dhe po kërkon një formë bashkëpunimi me ne,” shkroi Alaudini krahas fotos ku Londrimi shfaqet duke kërcyer.
Duket se energjia e Londrimit ka kaluar oqeanin.







