Katër motoristë nga Suhareka kanë humbur në Shtërpcë, dhe me këtë rast është aktivizuar Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH).
Ekipet e SHKKSH-së janë angazhuar në teren së bashku me Policinë e Kosovës.
“Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Klankosova.tv merr vesh që të katër motoristët janë lokalizuar, dhe po bëhet e pamundura për gjetjen e tyre.