Granit Xhaka, është në formë të jashtëzakonshme.
Ai është një nga futbollistët kyç të Sunderlandit, në fillimin e këtij sezoni në Premier League.
Madje loja e tij ka ndikuar edhe që “Macet e Zeza” të jenë të renditur goxha lart në tabelë.
Kapiteni Xhaka, po ashtu gjendet edhe në listën e ngushtë për çmimin “Futbollisti i muajit” në ligën elitare angleze.
33 vjeçari është në garë bashkë edhe me Haalandin e Cityt, Minteh, Zubemindin, Kamadan dhe shokun e skuadrës, portierin Roefs.