-2.3 C
New York
Saturday, February 7, 2026

Buy now

Lojërat Olimpike Dimërore, Kosova garon në katër disiplina të skijimit, nis me Kiana Kryeziun në super sllallom

- Advertisement -

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka reaguar pas hapjes tyre të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, hapje të cilën e ky komitet e ka cilësuar ‘’spektakolare’’. Në postimin e KOK theksohet se skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj kanë bartur flamurin e Kosovës.

Në postim theksohet edhe se për herë të parë ceremonia u mbajt në katër vende të ndryshme. Kryesorja ishte në stadiumin San Siro të Italisë, ndërsa vendet tjera ishin Cortina D’Ampezzo, Livigno dhe Predazzo.

‘’ Kosova garon në katër disiplina të skijimit alpin dhe gara e parë është e Kianës, që zhvillohet më 12 shkurt në super sllallom të madh’’, thuhet mes tjerash në reagim, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

U hapën LOD MilanoCortina2026, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj bartën flamurin tonë🇽🇰

Përmes një ceremonie spektakolare, janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, të cilat prej sot e deri më 22 shkurt do të zhvillohen në 16 sporte të ndryshme.

Për herë të parë ceremonia u mbajt në katër vende të ndryshme. Kryesorja ishte në stadiumin San Siro të Italisë, ndërsa vendet tjera ishin Cortina D’Ampezzo, Livigno dhe Predazzo.

Mes 92 shteteve, parakalimin e ka bërë edhe ekipi olimpik i Kosovës, me flamurmbajtësit Kiana Kryeziu e Drin Kokaj, të dy skitarë të skijimit alpin.

Kryeziu bashkë me shefin e misionit, Jeton Rudari dhe trajnerin Visar Kryeziu parakaluan në Cortina D’Ampezzo, ndërsa pjesa tjetër e ekipit tonë me flamurmbajtësin Drin Kokaj përbëhej edhe nga përzgjedhësi Agim Pupovci dhe trajneri Ismajl Kokaj.

Në San Siro ishin të pranishëm drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, njëherit kryetar i FSK-së, si dhe u.d. i Agjencisë për Sport në MKRS, Fida Shatri.

Të pranishme iu drejtua edhe presidentja e IOC, Kirsty Coventry, e cila për herë të parë përjetoi Lojërat nga kjo pozitë. “Mirë se vini tek Lojërat Olimpike Dimërore. Është ky momenti juaj”, iu drejtua ajo të pranishmëve.

Kosova garon në katër disiplina të skijimit alpin dhe gara e parë është e Kianës, që zhvillohet më 12 shkurt në super sllallom të madh.

Të ngjashme

Të fundit