Kosova e ka nisur aventurën në Lojërat Mesdhetare 2022.
Në Oran të Algjerisë, Kosova po përfaqësohet me atletë të ndryshëm, disa prej të cilëve kanë përfunduar garat e para.
Shpetim Bajoku ka shënuar fitore në raundin e parë të garave të boksit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Boksieri ynë mundi me vendim unanim tunizianin, Abdesalem Sassi, kategoria -63 kg.
Në anën tjetër, në karate, Shabani e ka nisur me humbje.
Elhami Shabani ka debutuar në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Karateisti ynë u mund në raundin e parë nga kampioni olimpik Tokio 2020, italiani Luigi Busa, kategoria -75 kg.
Medalisti ynë i bronztë i Evropës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.