Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë është kthyer me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive.
“Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim në Kosovë”.
“7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara!”, ka thënë Kurti në Facebook.
Lojërat Mesdhetare 2030
Nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë po kthehemi me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive. Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim në Kosovë. 7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t'u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara!
Posted by Albin Kurti on Sunday, September 10, 2023