3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Loja e rrezikshme që është bërë trend në botë, mund t’i rrezikoj edhe fëmijët në Kosovë

- Advertisement -

Një lojë e rrezikshme, që realizohet nga tre persona, së fundmi është bërë trend në shkolla të shumë vendeve të ndryshme të botës. Loja që po rrezikon seriozisht jetën e nxënësve, mund të bëhet trend edhe në shkollat e Kosovës, ndaj për këtë është shpërndarë një video te prindërit dhe shkollat qe të kenë kujdes më shumë ndaj fëmijëve dhe nxënësve.

Praktikimi i kësaj loje mund të jetë mjaft i rrezikshëm. Madje në Kosovë, kjo video është shpërndarë edhe në grupe të rrjeteve sociale ku kanë qasje edhe fëmijët.

Për t`i vetëdijesuar fëmijët lidhur me rreziqet nga kjo lojë, u  ligjërua edhe në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Mësimdhënësja Naxhije Fejzullahu u tregon nxënësve për pasojat e mundshme.

“Kemi rastin e fundit ku po qarkullon një video me një lojë me nxënësit që mund ta rrezikojnëjetën e tyre. Sapo e kam parë i kam njoftuar nxënësit për rreziqet që mund të kenë nëse e prakitojnë atë lojë”, thotë mësimdhënësja Naxhije Fejzullahu.

Njëra prej nxënësve tregon se ishte dëshmitare e një prej rasteve të tilla.

“Ishin tri vajza  dhe i kanë thënë njërës, kërce lart. Ajo ka kërcyer dhe ato tjerat ia kanë prekur këmbët. Ajo u rrezua në tokë, e aty ishte çimet. I ka humbë vetëdija  dhe pastaj e di që ka shkuar në spital”, thotë kjo nxënëse për RTK-në.

Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani, tha se kanë ndërmarrë masa ndaj nxënësve që kanë qasje në përmbajtje të tilla në telefon.

“Është një fakt shqetësues se kemi parë lojëra të rrezikshme që praktikohen nga ana e adoleshentëve dhe si shkollë kemi organizuar tribuna nga psikologu, sociologu për qasjen në përmbajtje të tilla”, thotë Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit