20.4 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Logopedi Besart Sokoli dënohet me 1 vit burg për keqtrajtimin e vajzës me aftësi të kufizuara

- Advertisement -

Logopedi nga Podujeva Besart Sokoli është dënuar me 1 vit burg me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dega Podujevë, për keqtrajtimin e vajzës 4-vjeçe me aftësi të kufizuara.

Dënimin e ka konfirmuar Gjykata për Gazetën Shneta.

Në aktgjykimin e Gjykatës, thuhet se i pandehuri Besart Sokoli është fajtor për keqtrajtimin dhe sulmin ndaj viktimës E.S.

“Me datë 12.08.2023, rreth orës 11:30, në Rr. “H. Z.” në P., në ordinancën e tij “L.-m.” ku punonte si logoped, me dashje kishte kaluar kompetencat e tij si logoped dhe e kishte keqtrajtuar, duke e sulmuar viktimën e ndjeshme, të dëmtuarën e mitur E.S. duke i shkulur disa flok nga koka. – me këtë ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 par. 3 nën-par. 3.1 të KPRK-së”, thuhet në aktgjykim.

Për këtë shkak, Gjykata ka marr vendim me dënnim me kusht me burgim prej 1 viti.

“Ashtu që i cakton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti në kuadër të cilit i llogaritet koha e kaluar në ndalim, dhe të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse në periudhën e verifikimit prej dy (2) viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

Të ngjashme

Të fundit