18.9 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Ish-këshilltari i DASH-it: Irani s’ka zgjidhje tjetër veçse të hakmerret

- Advertisement -

Ish-këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe eksperti i politikës së jashtme amerikane, Vali Nasr, ka thënë se Irani s’ka zgjidhje tjetër veçse të hakmerret ndaj sulmeve të Izraelit.

Nasr tha se nëse sulmi izraelit ishte taktikë për ta sjellë Iranin në tryezën e negociatave, sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur të funksionojë.

“Trump e keqkuptoi Iranin dhe tani në vend të bisedimeve, do të shohim përdorimin e armëve si mjet negocimi”.

“Nëse nuk përgjigjet, do të humbasë çdo besueshmëri, do të shihet si i dobët dhe izraelitët nuk do të ndalen”, tha Nasr, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Uashingtoni prej kohësh ka kërkuar të kufizojë kapacitetin bërthamor të Teheranit, me negociatat e fundit në Romë muajin e kaluar që përfunduan pa ndonjë marrëveshje.

Një rund i gjashtë i bisedimeve SHBA-Iran ishte planifikuar për të dielën në Oman por nuk është e qartë nëse do të mbahet.

 

Të ngjashme

Të fundit