Mehmet Loci, nuk e ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj Nasim Haradinajt, por që sipas tij po përmenden vetëm shqiptarët që kanë ushtruar dhunë e jo serbët të cilët ishin bashkëpunëtor të tij në Sigurim të Shtetit.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se i din emrat kush e ka rrahur Haradinajn duke mos e mohuar edhe veten e tij, por duke i ikur pyetjes indirekt.
“Unë ky që jam përpara, ditën e parë të shoqërimit të Smajl Haradinajt, kam zhvillu bisedë spastruese fillestare. Ka zgjat disa, po më vjen zor ta them… ato çka m’ka than Smajli nuk do ja them. Unë po i them të bëhet burrë, unë e di kush e ka rreh,[Nasim Haradinajn] kam qenë kujdestar, le ta përmend atë serbin. Çfarë është kjo atmosferë që vetëm lakojnë emrat e shqiptarëve dhe jo serbëve dhe malazezëve”, tha ai.
Haradinaj më herët e kishte përmendur me emër Mehmet Locin si njërin nga torturuesit më të mëdhenj në zyrat e Sigurimit të Shtetit në Pejë.