24.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Lobimi për njohjen nga pesëshja e BE-së, Osmani: Fola me orë të tëra me grekët, më thanë e kemi marrë vendimin…

- Advertisement -

Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president në Maqedoninë e Veriut, e që mban pozitën e ministrit të jashtëm të këtij shteti, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.

Ai është pyetur për raportet me Qeverinë e Kosovës, duke shtuar se në nivel institucional janë të mira.

Osmani ka thënë se ka lobuar për Kosovën te pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

Madje, tha se Greqia veç i ka deklaruar se vendimin për njohje të Kosovës e kanë marrë, vetëm se e presin klimën e përshtatshme politike.

“Lobimin që e kam bërë në pesë shtetet  mosnjohëse të BE-së kanë qenë të vazhdueshme. Për shembull me Greqinë kemi arritur deri në pozitë sa Greqia të thotë se ne e kemi marrë vendimin dhe vetëm presim klimën më të mirë politike për ta shpallur. Kjo ka qenë pjesë e përpjekjeve që i kam bërë më Greqinë e Spanjën”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit