20.9 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Lobimi i Presidentes Osmani kthen çnjohjet e proklamuara nga Serbia

- Advertisement -

Në dy edicionet e fundit të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe angazhimit të drejtpërdrejtë, Presidentja Osmani ka siguruar riafrimimin e njohjeve nga shtete, të cilat Serbia ka pretenduar se e kanë çnjohur Kosovën.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe Zyra Ovale

Takimi i Presidentes Osmani dhe kryeministrit të Grenadës, Dickon Mitchel shënoi pikën e kthimit në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Grenades.

May be an image of 3 people

Po ashtu, vjet Presidentja Osmani fillimisht takoi ministrin e punëve të jashtme të Palaut dhe pastaj ishte nikoqire e zëvendëspresidentes së Palauat në tetor 2022, duke shënuar poashtu rikthimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Palauat.

Presidentja Osmani ka pasur takime dhe komunikim të rregullt me Presidentin e Guinea Bisaut, shtet të cilin Serbia e ka targetuar për çnjohje, por ky shtet i ka rikonfirmuar marrëdhëniet me Kosovën, sipas deklaratave të Presidencës për këto takime.

Me ftesë të SHBA-ve, isha e nderuar që në Kombet e Bashkuara të flas në emër të Republikës së Kosovës për rolin e grave në procese të paqes dhe sigurisë.Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve, si në kohë të luftës, ashtu edhe gjatë shtetndërtimit.

Posted by Vjosa Osmani on Thursday, September 21, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit