24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Llushtaku: Jam në dilemë se Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori

- Advertisement -

Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se dyshon nëse “Albin Kurti jeton në univers paralel”, apo “ka dozë të lartë humori”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme sepse në atë rast “zhduket opozita”.

Pas kësaj deklarate shumë deputetë opozitarë kanë reaguar, përfshirë edhe Lushtaku.

”Për këtë kryeministër jam në dilemë se i njëjti a jeton në një univers paralel/ka shkalluar apo ka dozë të lartë humori?! Sinqerisht, shteti asnjëherë nuk ka qenë në duar më të pasigurta”, ka shkruar Lushtaku në Facebook, të hënën. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit