4.2 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Llugaliu takon anëtarët e Odës Amerikane, diskutohet plani i punës e bashkëpunimit

- Advertisement -

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur sot në një takim me anëtarët e saj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, për të diskutuar planin e punës të Doganës për vitin 2026 si dhe fuqizimin e bashkëpunimit.

Në hapje të diskutimit, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vlerësoi pozitivisht partneritetin ndërmjet dy institucioneve, si dhe siç thuhet, lavdëroi reformat e vazhdueshme të ndërmarrë nga Dogana e Kosovës përgjatë viteve, duke e dalluar këtë institucion në mesin e organizatave homologe në Ballkan.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, foli për synimet e vazhdueshme të institucionit të cilin ai e drejton për lehtësimin e tregtisë dhe mbështetjen e sektorit privat për realizimin e objektivave të tij brenda kornizës ligjore. Ai tha se “të gjithë treguesit e performancës për vitin 2025 janë më të mirë krahasuar me vitet paraprake, duke theksuar përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve që reflektohet edhe me rritjen e numrit të zyrtarëve doganorë”.

Duke folur për lehtësimin e tregtisë, Llugaliu foli për inaugurimin e një skeneri të ri në vendkalimin kufitar në Merdare, si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe skenerëve të tjerë që pritet të futen në funksion përgjatë vitit. Ai theksoi zgjerimin e vendkalimit doganor në Vërmicë, si njëri ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore, duke pasur parasysh që vëllimi më i madh i shkëmbimeve tregtare përpunohet përmes këtij vendkalimi kufitar.

Duke folur për zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për zero tarifa për mallrat me origjinë amerikane, Oda Amerikane njoftoi se Drejtori i Doganës ka thënë që po analizohen praktikat më të mira ndërkombëtare për përcaktimin e origjinës, e ndihmë në këtë aspekt o jep edhe Programi për Zhvillimin e të Drejtës Komerciale, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Të ngjashme

Të fundit