Home Sport Llapi siguron fitoren në kohën shtesë, Prishtina mposht Malishevën

Llapi siguron fitoren në kohën shtesë, Prishtina mposht Malishevën

0
Llapi siguron fitoren në kohën shtesë, Prishtina mposht Malishevën

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të vështirë, por të vlerfshme në garën për titullin e kampionit.

Llapi, të dielën triumfoi 1:0 ndaj Fushë Kosovës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të xhiros së 30-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e vetëm në këtë përballje, e shënoi mbrojtësi Ilir Krasniqi. Krasniqi realizoi me kokë në minutën e dytë të kohës shtesë pas harkimit nga këndi për t’ia siguruar Llapit tri pikë të vlefshme.

Me këtë fitore, Llapi ka tubuar 58 pikë, sa i ka edhe Drita kurse Ballkani mbetet lider me 60 pikë të mbledhura. Skuadra e Tahir Batatinës dominoi tërësisht ndaj Fushë Kosovës dhe krijoi raste të shumta shënimi, por nuk ia doli ta mposht portierin mysafir Davide Borsellini.

Madje, Borsellini e priti edhe penalltinë e Muhamet Hysenit në minutën e 86-të. Ndërkohë, të dielën fitore minimale ka shënuar edhe skuadra e Prishtinës.

Prishtina mposhti 1:0 në udhëtim skuadrën e Malishevës, falë golit të shënuar nga Hasan Hyseni në minutën e 67-të. Malisheva, po ashtu prej minutës se 71-të luajti me një futbollist më pak për shkak se sulmuesi Rilind Haziraj u përjashtua direkt me karton të kuq.

Prishtina me këtë fitore mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 43 pikë të mbledhura, nëntë më pak se Malisheva që është e katërta.

Exit mobile version