18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Llapi nuk ndalet, prezanton përforcimin e ri

- Advertisement -

Klubi Futbollistik “Llapi” ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Erjon Morina.

Morina është bashkuar me klubin nga përgatitjet në Antalya të Turqisë dhe ka arritur të tregoj performancë bindëse për shtabin teknik.

“20-vjeçari ka kaluar kategoritë e reja tek skuadra e Prishtinës, teksa më pas ka mbrojtur ngjyrat edhe të Besës e Drenicës në Superligën e Kosovës.

Morina me Llapin ka shënuar gol në ndeshjen e fundit kontrolluese ndaj Ulpianës, teksa në klubin bardhekaltër është regjistruar me kohë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Erjon Morina do ta mbaj fanellën me numër 30 dhe KF Llapi i dëshiron suksese dhe paraqitje dinjitoze me fanellën bardhekaltër”, ka njoftuar KF Llapi. 

Të ngjashme

Të fundit