Llapi nuk di për këndellje, mposhtet edhe nga Malisheva

- Advertisement -

Malisheva ka regjistruar një fitore komode në shtëpi ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Edon Berishës zhvilloi një paraqitje fantastike për të triumfuar me rezultat 2-0.

Pavarësisht rasteve të shumta nga të dy skuadrat asnjëra assesi nuk arriti t’i finalizojë rastet, kësisoj pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi.

Malisheva zhvilloi paraqitje më të mirë në pjesën e dytë dhe e gjeti menjëherë golin përmes talentit Donart Vitija, i cili realizoi gol të bukur (51’).

Ndërsa, pas një aksioni të shpejtë, vendasit e vulosën fitoren përmes Mevlan Zekës, i cili mori një asistim të bukur nga Nafiu (69’).

Me këtë fitore, Malisheva ngjitët në pozitën e katërt me 40 pikë ndërsa Llapi qëndron në vendin e tetë me 29 sosh./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit