Skuadra e Tahir Batatinës, Llapi ka pësuar humbje në udhëtim te klubi polak Wisla.
Pavarësisht që kishte disa raste shënimi, klubi kosovar humbi me rezultat 2:0.
Wisla e nisi në mënyrë fenomenale duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave, ku Igor Salapa realizoi një gol të bukur nga distanca.
Llapi që atëherë tentoi të kthehet në lojë duke rrezikuar me Januzin e Baftiun, që bënë një paraqitje të mirë por fatkeqësisht s’i konkretizuan rastet.
Llapi në fakt ishte më fat në pjesën e dytë, ku Banea Perez humbi rastin më të mirë, duke dështuar të shënojë në portën e zbrazur nga tre metra distancë.
Me inkuadrimin e talentit Elvir Gashijan, skuadra e Batatinës u bë më e rrezikshme, por sërish iu mungoi finalizimi.
Kur askush s’e priste, Wisla realizoi edhe golin e dytë – këtë herë përmes Angel Rodado, që shënoi me një goditje të fuqishme pas një largimi jo të mirë të topit nga Krasniqi (90+4′).
Kësisoj, Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” duhet ta bëjë një përmbysje të “çmendur” për të vazhduar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Në rast që eliminohet, atëherë garën e vazhdon në kualifikimet për Ligën e Konferencës.