6.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Llapi mposhtet nga Dukagjini, pa fitues në ndeshjen në Malishevë

- Advertisement -

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur si mysafire me rezultat 2:1 Llapin.

Ndërkaq, në ndeshjen mes Malishevës dhe Gjilanit nuk ka fitues, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0, ashtu sikurse në ndeshjen mes Feronikelit dhe Ulpianës, ku rezultati final është 2:2.

Me pikët e reja, Dukagjini vazhdon të qëndrojë në pozitën e tetë me 29 pikë, në krahasim me kundërshtarin e sotëm Llapin që zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 41 pikë.

Në anën tjetër, me barazimin e sotëm Malisheva ngjitet në vendin e pestë në tabelë në kuotën e 33 pikëve, kurse Gjilani renditet në vendin e dytë me 49 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Feronikeli 2:2 KF Ulpiana

KF Llapi 1:2 Dukagjini

Malisheva 0:0 Gjilani

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit