Klubi Futbollistik “Llapi” në mbledhjen e mbajtur menjëherë pas përfundimit të edicionit 2022/23 ka analizuar rrjedhën e përgjithshme të këtij edicioni dhe ka filluar menjëherë me hapat e organizimit dhe rikonstruimit të strukturave udhëheqëse duke filluar nga kryesia dhe bordi i klubit e ku më pas ditëve në vijim pritet të ketë edhe ndryshime tjera brenda ekipit ku do krijohet një ekip me kualitete dhe cilësi për të synuar arritjen e objektivave.
Kryesia e KF Llapi për edicionin 2023/24 do jetë sikurse në grafikonin e paraqitur:
𝐁𝐞𝐪𝐢𝐫 𝐁𝐚𝐭𝐚𝐭𝐢𝐧𝐚 – 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭/𝐀𝐧ët𝐚𝐫 𝐢 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭
𝐁𝐚𝐡𝐫𝐢 𝐀𝐝𝐞𝐦𝐢 – 𝐍𝐞𝐧𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭/𝐀𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭
𝐀𝐦𝐫𝐮𝐬𝐡 𝐁𝐚𝐭𝐚𝐭𝐢𝐧𝐚 – 𝐍𝐞𝐧𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭/𝐀𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭
𝐆𝐚𝐳𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐙𝐡𝐢𝐭𝐢𝐚 – 𝐀𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭
𝐁𝐥𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐏𝐨𝐭𝐞𝐫𝐚 – 𝐀𝐧𝐞t𝐚𝐫 𝐢 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭
𝐁𝐥𝐞𝐝𝐚𝐫 𝐑𝐮𝐝𝐚𝐫𝐢 – 𝐀𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭
𝐁𝐞𝐣𝐭𝐮𝐬𝐡 𝐁𝐚𝐭𝐚𝐭𝐢𝐧𝐚 – 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭/𝐀𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭
𝐓𝐚𝐡𝐢𝐫 𝐁𝐚𝐭𝐚𝐭𝐢𝐧𝐚 – 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐢 𝐩𝐞r𝐠𝐣𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭/𝐀𝐧ë𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭
𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐒𝐢𝐧𝐚𝐧𝐢 – 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭
Kryesia dhe bordi i ri udhëheqës kanë premtuar fjalë pak, punë shumë e angazhim maksimal në arritjen e objektivave që ka klubi për edicionin e ri dhe edicionet vijuese.
Klubit pritet që së shpejti t’i bashkohen edhe njerëz tjerë me vlera në strukturat udhëheqëse.
Për informata tjera dhe risi do njoftoheni me kohë nëpërmjet mjeteve tona të informimit.