26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Llapi mbetet pa fitore, humb nga Prishtina e Re

- Advertisement -

Llapi edhe pas xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll ka mbetur pa fitore.

Llapi të dielën është mposhtur 1:0 në udhëtim nga Prishtina e Re.

Për skuadrën llapjane ishte humbja e dytë këtë edicion, ka edhe dy barazime.

Golin e fitores për Prishtinën e Re e realizoi Toni Gomes në minutën e 13-të.

Prishtina e Re nga pjesa e parë luajti edhe me një futbollist më pak në fushë.

Për Prishtinën e Re ishte fitorja e parë pas dy humbjeve radhazi.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Elon Berisha e fitoi edhe ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26.

Të ngjashme

Të fundit