Lëvizjet në merkaton e kësaj vere i ka filluar edhe skuadra e LLapit. Ata u eliminuan në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, ndërsa në Superligë sezonin e përfunduan në pozitën e 7 me 43 pikë.
Kësisoj, ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina kanë bërë hapat e parë të afatit të transferimeve. Bëhet fjalë për dy lojtarët e larguar, të cilët dalin të jenë dy mbrojtësit Bianor Neto dhe Alexander Milic, kështu kanë konfirmuar klubi për Tëvë1.
Ndonëse të dy për arsye të ndryshme, lojtarët kanë ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën nga Podujeva. Braziliani Bianor i cili ishte pjesë e Llapit tash e dy vite, largohet për arsye personale, ndërsa Milic për shkak të problemeve me lëndime.
Bianor 28 vjecar edicionin që lam pas kishte 34 paraqitje me Llapin në superligë duke shënuar 3 gola dhe i shtuar atyre 4 asistime, ndërsa malazezi u paraqit 10 herë, mirëpo pa arritur të përfshihet direkt në gola.